Blero zbulon se një ish-partnere e uroi për lindjen e fëmijës së dytë

0%

Blero po përjeton një nga periudhat më të lumtura të jetës së tij, pas ardhjes në jetë të djalit, duke u bërë baba për herë të dytë. Në një intervistë të fundit për “Prive By Liberta Spahiu”, këngëtari ka folur për jetën private dhe marrëdhëniet nga e kaluara.

Blero veçoi marrëdhënien me Teutën, nënën e vajzës së tij Tarës, duke thënë se mes tyre ekziston ende një raport i bazuar në respekt dhe mirëkuptim. Foto: YouTube Ai zbuloi se urimi i saj për ardhjen në jetë të djalit të tij dhe Nitës ishte i mirëpritur dhe i vlerësuar.

“Ajo që për mua dhe Nitën ka qenë shumë normale dhe e natyrshme urimi i Teutës, nënës së Tarës, është shumë i mirëpritur për ne dhe jemi falënderues”, u shpreh Blero. Ndërkohë, për pjesën tjetër të historive të tij të mëparshme, këngëtari u tregua i qartë se nuk dëshiron të merret më me to dhe se ato i përkasin së kaluarës. “Kjo është me rëndësi për neve, nëna e Tarës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për të tjerët absolutisht nuk ka asnjë farë lidhje dhe nuk merrem me ato”, përfundoi mes tjerash.

Burimi: Telegrafi