Ekskluzive | Goditet grupi i dyshuar për një seri vjedhjesh në Obiliq

0%

Një aksion i Policisë së Kosovës ka çuar në arrestimin e tre personave që dyshohen se qëndrojnë pas një serie vjedhjesh të kryera në Obiliq, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se të arrestuarit janë A. B. (21 vjeç), A. I. (36 vjeç) dhe E. B. (25 vjeç).

Sipas burimeve të Sinjalit, pas një pune intensive hetimore lidhur me disa raste të vjedhjeve të raportuara më 12, 16 dhe 19 korrik, hetuesit e Stacionit Policor në Obiliq kanë arritur t’i lokalizojnë të dyshuarit. Kulmi i operacionit ka qenë më 21 korrik, kur tre të dyshuarit janë kapur në flagrancë, teksa dyshohet se po kryenin edhe një vjedhje tjetër.

Burimet bëjnë të ditur se në kuadër të hetimeve janë evidentuar si viktima A. R. (34 vjeç), H. V. (36 vjeç) dhe R. R. (62 vjeç). Me urdhër të Prokurorit kujdestar, të tre të dyshuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të verifikuar përfshirjen e tyre edhe në raste të tjera të vjedhjeve në rajonin e Obiliqit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, Policia pritet të identifikojë edhe të dyshuar tjerë për vepra të ngjashme e që lidhen me këtë grup. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com