Në pauzë, konsultimi për institucionet

0%

Shpërndaje në: Në kohën kur përfaqësues të LDK-së kanë thënë se synojnë ta mbajnë Kuvendin e jashtëzakonshëm para 7 gushtit, kryeministri në detyrë Albin Kurti shmangu përgjigjen nëse zhvillimet në këtë parti kanë diktuar rrjedhën e konsultimeve për themelimin e institucioneve të reja.

E, eksponentë të partive që pritet të jenë në opozitë kritikuan Vetëvendosjen për vonesë në themelimin e institucioneve të reja Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka treguar të mërkurën nëse është duke pritur që Lidhja Demokratike (LDK) të mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm, para se të rinisin diskutimet për formimin e institucioneve të reja.

Kurti për këtë çështje është pyetur pas një ceremonie në Aeroportin e Prishtinës. Megjithatë, ai nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Para një jave, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njoftoi për ndërprerjen e angazhimeve për formimin e institucioneve të Kosovës, e të cilat i pati bërë në kuadër të bisedimeve të nisura me Kurtin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këtë vendim Abdixhiku e mori pas nismës për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të partisë. Paraprakisht, KOHA raportoi se në takimin që zgjati më shumë se dy orë, Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë marrë vesh në parim për formimin e institucioneve dhe ndarjen e pozitave në to.

Sipas burimeve të KOHËS, Lidhja Demokratike do të përfshihej në koalicion qeverisës duke marrë zëvendëskryeministrin e parë dhe tri ministri. Gjithashtu, sipas burimeve LDK-ja do ta merrte edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit. E, presidenti t’i mbetej Vetëvendosjes.

Edhe Arbëri 2 muaj më parë 7 qershori – data e zgjedhjeve të reja Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit. Kjo datë, sipas saj, do të jetë në javën e parë të gushtit. Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, kritikoi Haxhiun, dhe kërkoi që seanca të thirret sa më shpejt.

“Çka paska të premten ndryshe nga sot? Çfarë skenari po përgatisni?”, pyeti mes tjerash ai. Haxhiu ka kohë deri më 7 gusht ta thërrasë seancën konstituive, pasi përfundon afati rrjedhës kushtetues pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit. Edhe nga LDK-ja ditë më parë u deklarua se synojnë që ta organizojnë Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë para 7 gushtit.

Kurti ka diskutuar edhe me kryetarin e Partisë Demokratike (PDK), Bedri Hamza, në lidhje me konstituimin e institucioneve të reja. Por, pas takimit Hamza ka thënë se partia të cilën e drejton do të mbetet në opozitë.

Edhe Arbëri 10 muaj më parë LVV-ja i kërkoi Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe Ndërkaq, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, nuk e pranoi ftesën për takim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të cilën ia kishte dërguar edhe PDK-së e LDK-së, që të diskutohet për formimin e institucioneve.

Gjini edhe më parë kishte deklaruar se nuk dëshiron të bëhet pjesë e qeverisjes së Kurtit, por pati dhënë zotimin se do ta mbështesë formimin e institucioneve nëse plotësohen gjashtë kushtet e kësaj partie.

Burimi: Koha