​Mitrovicaset e nisin me fitore rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

0%

Kampionia e Kosovës në futbollin e femrave, Mitrovica, ka regjistruar një fitore të thellë në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur kampionen e Moldavisë, Zimbru Chisinau, me rezultat bindës 10-0.

Në takimin e zhvilluar në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali, skuadra mitrovicase dominoi nga fillimi deri në fund, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit. Figura qendrore e ndeshjes ishte Edona Kryeziu, e cila realizoi katër gola dhe udhëhoqi ekipin drejt një fitoreje të madhe.

Kontribut të rëndësishëm dha edhe Aurora Mulliqi me tre gola, ndërsa në listën e realizatoreve u regjistruan edhe Ambra Gjegji, Blerta Shala dhe Bardha Mahmuti, të cilat shënuan nga një herë. Me këtë triumf, Mitrovica ka siguruar kualifikimin në finalen e raundit të parë kualifikues, ku do të përballet me kampionen e Bullgarisë, Ludogorets.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Skuadra bullgare avancoi në finale pasi mposhti Klaksvikun e Ishujve Faroe me rezultat 3-0, në ndeshjen e zhvilluar në Podujevë. Mitrovica synon të vazhdojë paraqitjet pozitive edhe në finalen e raundit, me objektivin për të avancuar më tej në garën më prestigjioze evropiane për klube në futbollin e femrave.

Burimi: Bota Sot