Cagliari interesohet për Brojën

0%

Shpërndaje në: Skuadra italiane, Cagliari, po e shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Burnleyt, Armando Brojës. Mediumet italiane kanë shkruar se klubi italian e sheh sulmuesin shqiptar si një përforcim të rëndësishëm. Mësohet se ende nuk kanë nisur bisedimet zyrtare mes dy klubeve. Sipas raportimeve, Broja ka dhënë pëlqimin e tij për t’u transferuar te Cagliari.

Broja në edicionin e fundit nuk pati shumë hapësire te skuadra e Burnleyt. Në të gjitha garat ai luajti vetëm 990 minuta, derisa kontribuoi me një gol dhe dy asistime.

Burimi: Koha