​Rritet numri i rasteve të dhunës në familje, publikon raportin Zyra për Viktimat

0%

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka njoftuar se gjatë periudhës 12– ka trajtuar gjithsej 46 raste të reja në nivel të Kosovës. Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e rasteve lidhet me dhunën në familje, gjithsej 36 raste, ndërsa janë evidentuar edhe raste të trafikimit me njerëz, dhunimit, tentim dhunimit, si dhe një rast i krimeve të luftës.

Po ashtu, janë trajtuar edhe raste të mospërfilljes së gjykatës. Gjatë kësaj periudhe, mbrojtësit e viktimave kanë adresuar një numër të konsiderueshëm kërkesash në gjykata, përfshirë urdhra mbrojtjeje, urdhra mbrojtjeje emergjente, si dhe kërkesa për ndryshim, vazhdim dhe ndërprerje të urdhrave mbrojtës.

Sipas raportit, janë mbajtur gjithsej 85 seanca gjyqësore dhe 13 seanca në prokurori, ndërsa viktimave u janë ofruar 110 këshilla juridike. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shënuar 17 aktgjykime dënuese, 2 liruese dhe 1 refuzues, si dhe janë realizuar referime të rasteve në institucione të ndryshme si ANJF dhe QPS.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

ZMNV thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e viktimave dhe ofrimin e ndihmës juridike në të gjitha rastet e trajtuara.

Burimi: Bota Sot