Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Vrellë të Istogut

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Vrellë të Istogut, ku janë përfshirë një veturë e tipit pikap dhe një motoçikletë. Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Sinjalin se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës është raportuar një aksident trafiku në fshatin Vrellë të Istogut, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”, deklaroi Rugova për Sinjalin.

Hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com