Yamal: Nuk jam ende gati për një ndeshje të plotë

0%

Spanja e ka nisur Botërorin me një start më të vështirë se sa pritej, duke mos arritur të shkojë përtej një barazimi pa gola në ndeshjen e parë të turneut. Sfida ndaj Kepit të Gjelbër solli më shumë pikëpyetje sesa siguri për skuadrën e drejtuar nga Luis de la Fuente, e cila konsiderohej favorite e qartë para fillimit të takimit.

Megjithatë, La Roja u përball me një kundërshtar të disiplinuar, shumë të organizuar dhe kompakt në fazën mbrojtëse, që arriti të neutralizojë sulmin spanjoll. Tani vëmendja e kampit spanjoll është përqendruar te ndeshja e radhës, që do të luhet të dielën kundër Arabisë Saudite.

Ky takim shihet si shumë i rëndësishëm për spanjollët, të cilët kërkojnë fitoren e parë për të rikthyer besimin dhe ritmin në kompeticion. Një nga temat kryesore mbetet gjendja fizike e talentit të Barcelonës, Lamine Yamal. 18-vjeçari po rikuperohet nga një dëmtim dhe stafi teknik po e menaxhon me kujdes, duke shmangur ngarkesën e tepërt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në ndeshjen ndaj Kepit të Gjelbër, Yamal u aktivizua vetëm në fund, duke luajtur 19 minuta. Pavarësisht kësaj, mesazhi i tij mbetet optimist. “Jam shumë mirë. Kam qenë jashtë për një kohë të gjatë dhe mezi po pres të rikthehem. Jam gati për atë që kërkon trajneri, por ende është herët për të luajtur një ndeshje të plotë.

Po kaloj një proces përshtatjeje dhe nuk është momenti për 90 minuta.” Nga ana e tij, trajneri Luis de la Fuente ka konfirmuar se Yamal mund të aktivizohet rreth 45 minuta në ndeshjen e ardhshme, si pjesë e rikthimit gradual në formën optimale. Spanja synon tashmë fitoren ndaj Arabisë Saudite, ne ndeshjen që do të luhet më 21 qershor.

Burimi: Bota Sot