Juventus piketon një francez tjetër për sulmin dhe jo vetëm…

0%

Pavarësisht se dëshira e madhe e Juventusit për të forcuar sulmin për sezonin e ri është Kolo Muani, një marrëveshje e mundshme me PSG-në duket tepër e vështirë. Sipas Gianluca Di Marzio, PSG vazhdon të qëndrojë stoike dhe të mos luajë nga shifra 50 milionë euro që kërkon për të lënë të lirë Kolo Muani.

Nga ana tjetër, Juventus ka dhe një plan B, që përfshin alternativa të tjera për sulmin. Një ndër to është edhe francezi i Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, për të cilin bardhezinjtë ishin shumë afër zyrtarizimit gjatë merkatos së janarit, por sulmuesi zgjodhi Milanin. Transferimi dështoi në fund për shkak të problmeve në testet mjekësore. Crystal Palace kushton 30 milionë euro.

Emra të tjerë që po ndjekin bardhezinjtë për sulmin janë edhe Alexander Sorloth i Atletico Madridit si dhe Mateo Pellegrino i Parmës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot