Daniel Kerl ishte portieri, të cilit i doli emri tek Elbasani pas largimit të Martin Janaçek. Asgjë nuk u konkretizua me verdheblutë, që vendosën të transferonin Igor Aleksovskin nga Flamurtari. I gjatë 1.97 metër, Kerl është 25 vjeç dhe do të mbrojë portën e Prostejov në kategorinë e dytë të futbollit çek. Prezantimi erdhi pikërisht sot, ndërsa bëhet fjalë për huazim.
Tek ekipi i parë i Spartës së Pragës ndërkohë nuk ka luajtur asnjëherë, por ka qëndruar i gatshëm në disa ndeshje përmes stolit. Kerl ka luajtur vetëm në Çeki, siç ndodhte me Martin Janaçek para transferimit tek Elbasani. Po ashtu mosha dhe gjatësia e të dy portierëve është e njëjtë.
