“Do t’i rrëzonim ne me duar, por ata çuan eskavatorët”, protestuesi: E hoqën gardhin në Kakome nga frika!

0%

Heqja e gardhit të vendosur në zonën e Kakomesë është kthyer në një nga temat kryesore të protestës së 20-të të qytetarëve kundër qeverisë, e cila po zhvillohet këtë mbrëmje në Tiranë.

Nga podiumi i protestës, një prej pjesëmarrësve deklaroi se tërheqja e autoriteteve erdhi si rezultat i presionit të ushtruar nga qytetarët dhe paralajmërimeve për një mobilizim në terren gjatë ditëve në vijim.

Në fjalën e tij para protestuesve, ai kujtoi se vetëm pak ditë më parë ishte bërë thirrje për një grumbullim në Kakome, pasi sipas tij qytetarët kishin kërkuar ndihmë për situatën e krijuar nga vendosja e gardheve në zonë. “Pardje kemi bërë një thirrje për të shkuar të dielën në Kakome sepse ata kanë vënë gardhe dhe qytetarët na kanë kërkuar ndihmë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pushtetarët na dëgjuan dhe shkuan e hoqën gardhin që do ta rrëzonim ne me duar e rrëzuan sot me eskavator. E kanë nga frika”, u shpreh protestuesi. Deklarata e tij u prit me duartrokitje dhe thirrje nga të pranishmit, të cilët e konsideruan heqjen e gardhit si një reagim të institucioneve ndaj presionit publik.

Sipas protestuesit, veprimi i autoriteteve tregon se zëri i qytetarëve mund të ndikojë në vendimmarrje, ndërsa ai argumentoi se mobilizimi i vazhdueshëm është mënyra e vetme për të arritur rezultatet që kërkohen nga pjesëmarrësit në protestë. “Ata çuan eskavatorët, por ne do t’i fitojmë një nga një të gjitha betejat derisa të shporrim qeverinë dhe kryeministrin.

Dorëheqje!”, deklaroi ai mes ovacioneve të turmës.

Burimi: Bota Sot