SHBA dhe Australia përballen për kreun e Grupit D, publikohen formacionet zyrtare

0%

Gjithçka është gati për sfidën mes SHBA-së dhe Australisë në Grupin D të Kupës së Botës 2026,. Takimi që zhvillohet sonte në orën pritet të jetë vendimtar për fatet e kualifikimit, pasi të dyja skuadrat e nisën turneun me fitore dhe synojnë kalimin në fazën me eliminim direkt.

Amerikanët, të cilët vijnë pas triumfit bindës 4-1 në ndeshjen e parë, do të mbështeten tek emra të njohur si Tyler Adams, Weston McKennie, Folarin Balogun dhe Ricardo Pepi. Kapiteni Tim Ream do të udhëheqë mbrojtjen, ndërsa Malik Tillman pritet të jetë një nga armët kryesore në repartin ofensiv. Nga ana tjetër, Australia zbret në fushë me objektivin për të vazhduar surprizën.

Kapiteni Harry Souttar do të jetë lideri i skuadrës, ndërsa eksperienca e Mathew Leckie dhe shpejtësia e Nishan Velupillay pritet të jenë pikat më të forta të “Socceroos”..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot