Shpërndaje në: Një mural i pikturuar nga artisti urban “TvBoy”, kushtuar Ferran Torresit, heroit të finales së Kupës së Botës, u shkatërrua të martën mbrëma duke u mbuluar me ngjyrë të bardhë, raporton “AS” të mërkurën. Vepra artistike ndodhej në lagjen e njohur të Barcelonës, Gracia. Murali paraqiste lojtarin e Barcelonës me fanellë të Spanjës dhe duke puthur trofeun e Kupës së Botës.
Pas përfundimit të tij të martën, komente të shumta nga përdorues në rrjete të ndryshme sociale shprehën kundërshtim ndaj muralit. Murali u gjet të mërkurën në mëngjes i mbuluar me mbishkrime kundër Spanjës dhe në favor të njohjes së ekipeve katalanase.
Krijuesi i muralit, në komentet e bëra në rrjetet e tij sociale, njoftoi se do të vazhdonte të pikturonte dhe se nuk kishte frikë nga kërcënimet e bëra. Disa ditë më parë, murali kushtuar Leo Messit dhe Lamine Yamal, të cilin artisti Axe Colours e kishte pikturuar në Barcelonë, u prish disa orë pas krijimit.
