Trajneri i ekipit slloven i sigurt për kualifikimin

0%

Trajneri i ekipit slloven i sigurt për kualifikimin: Kjo njëra prej shumë ndeshjeve që do të luajmë në Europë këtë vit! Ndeshja Egnatia-Celje premton spektakël. Të zotët e shtëpisë kanë besim në aftësitë e veta pasi kanë një ekip të konsoliduar, i cili prej tri vitesh me radhë dominon Abissnet Superiore. Ndërsa rivalët e radhës janë një formacion mjaft kompetitiv si Celje.

Skuadra e sllovene është e bindur në aftësitë e veta ndërsa trajneri i tyre ka guuxuar në konferencën për shtyp duke i shtuar edhe më shumë presion të tijve, të cilët i konsideron si favorit. “Për ne ndeshja me Egnatian është e radhës, mund të konsiderohet një prej takimeve të shumta që na presin këtë verë në arenën Europiane”, tha Vitor Campelos.

Për teknikun portugez skuadra e Celje-s ka gjithçka për të treguar në këtë ndeshje, e cila nuk parashikohet shumë e lehtë. “Egnatian duhet ta marrim shumë seriozisht pasi tregoi sa e aftë ishte në dy ndeshjet kundër Petrocub” , analizoi portugezi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot