Kundërshton vendimin e pafajësisë për Erlis Dukën, Gjykata e Posaçme

0%

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu seancën për shqyrtimin e ankimit të SPAK, i cili kundërshtoi vendimin e pafajësisë për Erlis Dukën, lidhur me vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Shkak për dështimin e seancës u bë pretendimi i avokatëve të Dukës që thanë se i mbrojturi prej tyre nuk ishte njoftuar sipas ligjit ndonëse avokatët ishin të pranishëm.

Gati 7 vite pas eliminimit të Malkos, Gjykata e Posaçme dha dënimin me 130 vite burg për 5 të pandehur mes të cilëve si porositës dhe organizator Leonard Dukën me 30 vite heqje lirie ndërsa shpalli të pafajshëm vëllain e këtij të fundit Erlisin. Leonard Duka u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë dhe në gusht të atij viti u ekstradua në drejtim të Tiranës për t’u përballur me drejtësinë.

Gjykata e Posaçme dha dënime edhe për Fatmir Hysenin, Aleksadër Maxhakun, Dritan Agën dhe Oltion Lonën, pjesë e grupit të vrasjes, 25 vjet burg për secilin. Për të njëjtën ngjarje, më herët janë dënuar edhe 2 të tjerë në dosje të ndarë për shkak të arrestimit të hershëm. Blendi Teta përfundimisht do të vuaj 25 vite burg, pas një zvarritje të procesit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fillimisht me 25 vite u dënua nga Apeli, vendim që u prish nga Gjykata e Lartë, por që në dhjetor 2025 u vendos sërish për 25 vjet. Po ashtu, i dënuar me vendim të formës së prerë për vrasjen e Santiago Malkos, është edhe Ilir Selmani, vendim që u prish nga Gjykata e Lartë dhe u rikthye për gjykim në Apel nga një tjetër trupë gjykuese e cila para disa dirësh e dënoi me 28 vite burg.

Gjatë rishqyrtimit të dosjes, Selmani doli për disa javë nga paraburgimi, pasi përfunduan afatet ligjore të masës së sigurisë. Ai u vendos në arrest shtëpie, nën masa të rrepta policore për të shmangur largimin e mundshëm nga drejtësia, por me vendimin përfundimtarë të Apelit u rikthye në qeli.

Santiago Malko u qëllua për vdekje në Tiranë më dhe dyshimet janë se eliminimi u bë prej përplasjeve që Leonard Duka kishte me Ervis Martinaj, ky i fundiit lidhje e ngushtë shoqërore e viktimës. Ngjarja u zbardh e plotë prej komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku flitej për atentatin e rëndë.

Burimi: Bota Sot