Christopher Nolan zbulon ëndrrën e tij, të realizojë një film horror

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Regjisori i njohur Christopher Nolan, ka zbuluar se një nga ambiciet e tij të ardhshme është të realizojë film horror. Nolan aktualisht po promovon filmin e tij të ri epik “The Odyssey”, bazuar në poemën e lashtë greke të Homerit, por ai pranon se dëshiron të provojë edhe një zhanër të ri.

I pyetur nëse skenat e errëta të “The Odyssey” i kanë zgjuar dëshirën për horror, Nolan ka thënë se i është shtuar dëshira për të bërë më shumë, ka shkruar FemaleFirst . “Kjo më ka shtuar shumë dëshirën për të bërë më shumë. Por gjithmonë kam besuar se zhanri horror duhet trajtuar me shumë kujdes nga ana e idesë. Duhet të kesh një ide të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, suksesi i një filmi nuk varet vetëm nga ana teknike, por mbi të gjitha nga historia. “Nuk ka të bëjë me anën teknike, por me tregimin. Gjithmonë jam në kërkim të një historie të fortë”, ka thënë regjisori.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Showbiz 6 muaj më parë 11 filma për t’i parë në vitin 2026 Nolan gjithashtu ka folur për dëshirën për të bashkëpunuar sërish me aktorin Christian Bale, të cilin e cilësoi si një nga aktorët më të mëdhenj të brezit të tij. Dyshja ka punuar së bashku në trilogjinë “Batman” dhe filmin “The Prestige”.

Nolan u shpreh i lumtur që “The Prestige” do të rikthehet për publikun e ri, duke e quajtur një nga interpretimet më të nënvlerësuara të Baleit.

Burimi: Koha