​Ylli i Barcelonës një nga favoritët për të fituar Topin e Artë

0%

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka forcuar ndjeshëm kandidaturën e tij për fitimin e Topit të Artë, pasi kaloi një sezon të jashtëzakonshëm duke ndihmuar Spanjën të shpallet kampione e botës në Kupën e Botës 2026. 19-vjeçari tashmë konsiderohet një nga favoritët kryesorë për çmimin më prestigjioz individual në futboll, së bashku me mesfushorin Rodri, i cili u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Yamal kishte ndërtuar një kandidaturë të fortë falë paraqitjeve me Barcelonën, ku gjatë sezonit realizoi 24 gola dhe dhuroi 18 asistime, duke kontribuar në fitimin e titullit të La Ligës dhe Superkupës së Spanjës. Ai pati gjithashtu paraqitje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, megjithëse skuadra e drejtuar nga Hansi Flick nuk arriti të fitonte trofeun evropian.

Në Kupën e Botës, Yamal nuk ishte lojtari më i spikatur i Spanjës, por luajti një rol të rëndësishëm në suksesin e ekipit. Pas rikthimit nga një lëndim para nisjes së turneut, ai e ngriti gradualisht formën dhe e përfundoi garën si futbollisti me më së shumti driblime të suksesshme, plot 45, duke lënë pas Lionel Messin me 25.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai gjithashtu shënoi golin e parë të Spanjës në turne dhe fitoi penalltinë që ndihmoi kombëtaren e tij të eliminonte Francën në gjysmëfinale. Me statistikat individuale, trofetë e fituar me Barcelonën dhe medaljen e kampionit të botës, Yamal tashmë plotëson profilin e një fituesi të mundshëm të Topit të Artë.

Megjithatë, gara mbetet e fortë, pasi ndër kandidatët për çmimin përmenden edhe Rodri, Kylian Mbappe, Harry Kane, Michael Olise dhe Ousmane Dembele. Pavarësisht konkurrencës, në moshën vetëm 19-vjeçare, Yamal konsiderohet tashmë një pretendent serioz për ta fituar çmimin më të madh individual në futboll.

Burimi: Bota Sot