Popullariteti i Ramës, gjithnjë në rritje. Është i vetmi person nga Shqipëria dhe Ballkani, i cili arriti që Kanye West për 4,2 milion dollarë ta sillte në Shqipëri. Mediat, sidomos ato nga Serbia ishin të zëshme duke e lavdëruar Ramën, si lideri i vetëm i vendit dhe rajonit, që popullit të tij i ofroi këngëtar të tillë të kalibrit të lartë botëror, siç ishte Kanye West.
Po këto media e ngritin në qiell Ramën, duke ua përkujtuar lexuesve të tyre mbi zemërgjerësinë e Ramës, i cili këngëtarin serb Goran Bregoviqin, përkundër kundërshtimit të kosovarëve, e kishte ftuar për koncert në Shqipëri duke ia ndarë çelësin e Tiranës, në shenjë të miqësisë serbo – shqiptare, që nga koha e Enver Hoxhës.
Sot nuk do të ishte aspak çudi, nëse kërkohet që Edi Ramës t´i ngritët edhe përmendore në Beograd, duke e vlerësuar qëndrimin e tij ndaj Veriut të Kosovës, apo marrëdhëniet tij të ngushta dhe idetë e përbashkëta me Vuqiçin.
Vlerësimet dhe admirimi i popullit serb për Ramën, kanë bërë që kohët e fundit janë lajmëruar këngëtar dhe këngëtare serbe, për të shfaqur koncerte në Tiranë dhe nëpër Shqipëri, me çmime mjaft të volitshme, në krahasim nga ajo që i ishte ofruar 4,2 milion dollarë Kanye West.
Ne do të jemi shumë më modest dhe nuk kërkojmë përkushtim të tillë, siç ishte bërë ndaj këngëtarit amerikan, deklaruan këngëtarët serb. Kërkesat e tyre për paraqitje janë ofruar, mbetet vetëm kur do të shqyrtohen ofertat nga Rama, mbi pagesën dhe përpilimin e orareve të koncerteve.
Megjithatë dilema mbetet: Koncerti me Kanye West i cili kushtoi 4,2 milion dollarë, u aprovua si taktikë strategjike kundër protestës nga sorrat e korbat, apo ishte edhe një përpjekje për përmirësimin e imazhit të rrënuar të Ramës.
Pasi rasti i parë me Kanye West mund të quhet i dështuar, tash mund të provohet edhe me këngëtar serb, në mënyrë që vëmendja dhe kritikat të drejtohen në këtë drejtim, duke tentuar që vëmendja e opinionit të shpërqendrohet në diçka tjetër. Me këtë taktikë strategjike punon edhe Vuçiqi, pse mos ta provoi edhe Rama.
Si shenjë e solidaritetit me Ramën, në këto kohë të vështira për te, Akademia e Arteve të Serbisë po mendon që Ramën ta shpall si anëtar nderi të saj. Ky do të ishte një sinjal i fuqishëm që ai t´i vazhdoi proceset e papërfunduara në Shqipëri dhe rajon, siç ishte Open Ballkan, Asociacioni, Statusi i Kishës Serbe etj.
Pra derisa shqiptarët janë ngritur dhe po e përbuzin Ramën, duke kërkuar dorëheqjen dhe fillimin e hetimeve për korrupsion ndaj tij, të tjerët po ia numërojnë meritat dhe po e shpërblejnë për sukseset dhe rezultatet e tij.
