Poezi nga: Farhad Pirbal Përktheu: Anton Papleka Kafka thotë: gjithçka është e zezë. Joyce thotë: gjithçka është ngjyrë hiri. Modigliani thotë: gjithçka është qafë e gjatë dhe e hollë. Strindbergu thotë: gjithçka është një konflikt i përjetshëm midis burrit e gruas. Darwini thotë: gjithçka është lavdi fitimtarëve. Lawrence thotë: gjithçka është seks.
Einsteini thotë: gjithçka është relative. Marxi thotë: gjithçka është para. Gorky thotë: gjithçka është luftë e klasës punëtore. Bretoni thotë: gjithçka është ëndërr. Aragoni thotë: gjithçka është Elsa. Hedayati thotë: gjithçka është fantazi. Moneti thotë: gjithçka është pambuk. Unë them: gjithçka është pengesë për të arritur te bukuria.
