Mbeturinat në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, flasin nga kompania

0%

Tash e dy ditë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nuk janë larguar mbeturinat brenda hapësirave të këtij institucioni. Ky spital me një kërkesë dhe reagim kërkoj ndërhyrje urgjente nga institucione lokale e qendrore për largimin e mbeturinave.

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ambienti”, Diedon Berisha tha për KALLXO.com se mos grumbullimi i mbeturinave në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka ardhur si pasojë e bllokimit të rrugës tek deponia në fshatin Sverkë nga protestuesit. “E kuptojmë plotësisht reagimin. Që dy ditë nuk janë grumbulluar mbeturinat në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Kjo ka ndodhur si pasojë e bllokimit të rrugës nga protestuesit”- tha ai. Berisha tha se do të shikojnë gjatë ditës për mundësitë e largimit të mbeturinave në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Banorët e fshatit Sverkë të Pejës dhe fshatrave përreth po protestojnë për shkak të zjarrit dhe tymit në deponinë e mbeturinave e cila ndodhet në fshat. Ata po kërkojnë largimin e deponisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Banorët kanë bllokuar me mjetë të rënda rrugën deri te deponia për të ndaluar hedhjen e tyre nga KRM ‘Ambienti’. Në kërkesën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë thuhet se situata me mbeturinat po rrezikon funksionimin normal të institucionit dhe sigurinë e pacientëve, stafit shëndetësor dhe qytetarëve.

“E kuptojmë situatën e krijuar lidhur me deponinë, por i bëjmë apel të gjitha institucioneve kompetente në nivel lokal dhe qendror që të ndërmarrin masa urgjente për të siguruar largimin e rregullt të mbeturinave nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë. Në situata të tilla, mbrojtja e shëndetit publik duhet të jetë prioritet mbi çdo sfidë tjetër operative.

Nuk kërkojmë trajtim të privilegjuar, por trajtim prioritar për një institucion që ofron shërbime jetike dhe që, për shkak të natyrës së veprimtarisë së tij, nuk mund të funksionojë në kushte ku largimi i mbeturinave ndërpritet”- kanë thënë nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Nga ky spital kanë theksuar se mbeturinat nuk mund të mbahen për një periudhë të gjatë në hapësirat e spitalit, pasi krijojnë rrezik për cenimin e kushteve higjieno-sanitare dhe shtojnë mundësinë e përhapjes së infeksioneve, duke vënë në rrezik shëndetin e pacientëve, stafit dhe të gjithë qytetarëve që marrin shërbime në spital Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se i kanë përmbushur me rregull të gjitha obligimet kontraktuale dhe financiare ndaj ofruesit të shërbimit të grumbullimit dhe largimit të mbeturinave.

Burimi: Kallxo