Ujërat e zeza vazhdojnë të rrjedhin në lagjen Taukbahçe të

0%

Banorë të lagjes “Taukbahçe” në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Shpëtim Robaj”, po ankohen për rrjedhje të vazhdueshme të ujërave të zeza. KALLXO.com ka sjellur pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ekziston një kanal, nëpër të cilin bëhet rrjedha e vazhdueshme e ujërave të zeza.

Rrjedhja e ujërave të zeza në lagjen Tauk Bahçe në Prishtinë, foto: Nora Osmani/KALLXO.com, Banori i lagjes, Afrim Gashi tregoi se disa herë është munduar ta pastrojë atë pjesë në kushte vetanake, mirëpo nuk ka funksionuar. Gashi tregoi se ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës ndërrimin e gypave të kanalizimit në atë pjesë.

“Ne kemi problem me këtë kanalizim që ta çon mallin e një lumi, por realisht është krejt bërllok edhe qesin mbeturina këtu. Unë personalisht e kam pastruar vetë edhe më është dashur të lahem tre herë në banjë për ta hequr erën, dhe nuk e di pse këta nuk janë normalë. Derisa i kanë qitur gypat e trashë deri te Taukbahçja, këtu asnjë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

U kam thënë: Qitni gypat e trashë, se kjo është për t’u qitur gypat e trashë, për t’u mbuluar dhe realisht munden krejt këtë ta bëjnë gjelbërim, katër-pesë metra. Është më mirë të bëhet gjelbërim se mbeturina e mos me mujtë me fjet këtu.”– u shpreh Gashi.

Ai gjithashtu tha se kjo mund të çojë në rrezik infektimi të nxënësve që vijojnë mësimet në shkollë si dhe personave që e frekuentojnë parkun e Gërmisë. “Plus, ka nxënës shumë këtu që janë në shkollë, ka nxënës të cilët rrinë gjithë ditën këtu e ata infektohen. Ka njerëz që ecin për Gërmi, munden të infektohen edhe ata njerëz.”– deklaroi ai.

Banori, Gashi, po ashtu tregoi se për shkak të kësaj gjendje po ka telashe edhe me mushkonjat. Sipas tij, si pasojë e mbeturinave të hedhura në kanal po mbledhen edhe mushkonja që po i shkaktojnë këtij të fundit edhe dëme në shëndet. “Kështu realisht duhet në mënyrë urgjente të bëhet kjo punë.

Edhe për bërllokun, edhe për mbeturinat që lëshohen aty dhe që vjen era e kundërmojnë, ka plot mickoja. Unë në shtëpinë time, qyre, hë, qe prej mickojave, këqyrma këmbën qysh m’u ka bë, ja. Mickojat që janë tubu këtu, e unë rri në oborr temin, e kam shtëpinë e parë, shikoje. Këtë ma kanë bërë ato mbeturinat atje, prej mickojave.”– u shpreh Afrim Gashi.

Lidhur me këtë çështje, KALLXO.com ka kontaktuar Komunën e Prishtinës. Zyhrije Pllana, Drejtoreshë e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës tregoi se ankesat e pranuara nga qytetarët janë adresuar përmes ndërtimit të kanalit, me qëllim të grumbullimit dhe largimit të ujërave atmosferike, ndarjes së tyre nga ujërat fekale, si dhe mbrojtjes së mjedisit, hapësirave publike dhe ekosistemit të kësaj zone.

“Lidhur me interesimin tuaj për gjendjen pranë rrugës “Dr. Shpëtim Robaj”, ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës ka qenë në dijeni të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët. Projekti është konceptuar si një zgjidhje e integruar, ndërsa vazhdimi i ndërtimit të tij mbetet i domosdoshëm për trajtimin e plotë të këtij korridori.”– tha ajo.

Tutje, Pllana theksoi se gjatë viteve të fundit është evidentuar se në segmente të caktuara të kanalit janë bërë shkarkime të ujërave të zeza nga objekte dhe biznese përgjatë trasesë. “Këto veprime kanë ndikuar në cenimin e funksionit për të cilin është ndërtuar kanali dhe në përkeqësimin e gjendjes në terren.

Komuna e Prishtinës i ka adresuar rastet e raportuara tek Inspektorati, i cili është institucioni kompetent për trajtimin e shkarkimeve të paligjshme dhe ndërmarrjen e masave në përputhje me legjislacionin në fuqi.”– shtoi Pllana për KALLXO.com. Për këtë, KALLXO.com ka kontaktuar edhe Drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës dhe është ende në pritje të përgjigjes së tyre.

Ndërkohë që kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, më dhe ka publikuar dy video në rrjetet e tij sociale, në të cilat prezantoi ecurinë e punimeve për menaxhimin e ujërave të zeza në lagjen Taukbahçe. “Ujërat e zeza në Taukbahçe janë një prej problemeve të përsëritshme të kësaj lagjeje.

Tani ka filluar trajtimi i kësaj pjese dhe shumë shpejt do të jetë një problem i së kaluarës.”– shkroi Rama, më datë “Mirëmëngjesi banorë të Taukbashqes! Problemit me ujëra të zeza po ju vjen fundi!”– shkroi tutje, Përparim Rama, më datë .

Burimi: Kallxo