​Vazhdon Kampionati Ballkanik U17 në volejboll, sot zhvillohen tri

0%

Ferizaj vazhdon të jetë qendra e volejbollit ballkanik, pasi sot zhvillohen ndeshjet e ditës së dytë të Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, që po mbahet në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton”. Në program janë tri përballje interesante, ndërsa vëmendja kryesore pritet të jetë te ndeshja e Kombëtares së Kosovës, e cila do të përballet me Turqinë.

Programi nis në orën me takimin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, ndërsa në orën Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Turqinë në një nga ndeshjet më të pritura të ditës. Mbrëmja do të mbyllet me sfidën ndërmjet Moldavisë dhe Bullgarisë, e cila zhvillohet duke filluar nga ora .

Kampionati Ballkanik U17 për vajza zhvillohet nga 21 deri më 25 korrik në Ferizaj, me pjesëmarrjen e gjashtë kombëtareve Kosovës, Shqipërisë, Turqisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Moldavisë. Gjatë pesë ditëve të garave, secila përfaqësuese do të zhvillojë nga pesë ndeshje, ndërsa Kosova, pas debutimit ndaj Malit të Zi, sot kërkon rezultat pozitiv përballë Turqisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Federata e Volejbollit e Kosovës ka ftuar adhuruesit e sportit që të jenë të pranishëm në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj për të mbështetur Kombëtaren e Kosovës në rrugëtimin e saj në këtë kampionat ballkanik, i cili organizohet për herë të parë në vendin tonë.

Burimi: Bota Sot