Përfaqësuesja U17 e Kosovës në volejboll (femrat) e ka nisur me humbje paraqitjen në Kampionatin Ballkanik, pasi në ndeshjen e parë u mposht nga Mali i Zi me rezultat 3:0 në sete. Vashat e Kosovës nuk arritën t’i bëjnë ballë kundërshtarit, i cili dominoi takimin dhe triumfoi me rezultat , dhe .
Pas ndeshjes, Federata e Volejbollit të Kosovës, konsideroi se përkundër angazhimit dhe përpjekjeve gjatë gjithë ndeshjes, volejbollistet kosovare nuk arritën të gjejnë ritmin e duhur përballë një kundërshtari që u tregua më i saktë dhe më efikas në momentet vendimtare, duke e mbyllur sfidën me fitore 3:0.
Kosova do të synojë reagimin në ndeshjet e radhës të Kampionatit Ballkanik U17, me synimin për të përmirësuar paraqitjen dhe për të regjistruar rezultatet e para pozitive në këtë garë.
