Granit Xhaka zbulon arsyen pse nuk e la Manzambin ta godasë penalltinë për het-trik

0%

Talenti zviceran Johan Manzambi shënoi dy gola në ndeshjen e mbrëmshme kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, duke hyrë kështu në histori të Kupës së Botës. Manzambi hyri nga stoli në moshën 20 vjeç e 247 ditë dhe shënoi dy gola, duke u bërë lojtari më i ri i që shënon dopietë në një Kupë Bote.

Në minutën e 97-të, Zvicra pati një shans për të shënuar nga penalltia dhe Manzambi iu afrua kapitenit të ekipit Granit Xhaka, dhe pas një bisede të shkurtër, Xhaka e gjuajti penalltinë dhe shënoi për rezultatin përfundimtar 4-1.

Nëse do ta kishte lejuar Manzambin të gjuante penalltinë dhe të shënonte, zvicerani i ri do të ishte bërë golashënuesi i tretë më i ri i një het-triku në kampionatin botëror dhe do të ishte në atë listë, pas brazilianit Pele dhe gjermanit Edmund Conen. Xhaka ua mbylli gojën kritikëve pas golit – festa në fund hedh poshtë zërat për përçarje “Ne kemi rregulla në ekip.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai është i ri, ka një të ardhme të ndritur përpara, por penalltitë duhet të ekzekutohen nga lojtarë me përvojë. Do të vijë koha e tij për t’i ekzekutuar ato”, ka thënë Xhaka. Ndërkohë në anën tjetër Manzambi duket se e nuk ka hatërmbetje nga veprimi i kapitenit të tij. “E pyeta nëse do të gjuante, ai tha se po. Ai shënoi, kështu që edhe unë jam i lumtur.

Fitorja është shumë më e rëndësishme sesa të shënoj një tregolësh”, tha Manzambi./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi