Prek fundin gjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte në Ozdrim të

0%

I është afruar fundit gjykimi ndaj Millorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në seancën e sotme, më , në Gjykatën e Prishtinës nga palët në procedurë janë dhënë fjalët përfundimtare.

Millorad Gjokoviq nga Prokuroria Specialde akuzohet se gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Ozdrim të Pejës dhe në fshatrat përreth, në kundërshtim me rregullat e së drejtës ndërkombëtare kishte aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, keqtrajtimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore.

Prokurori i rastit, Ilir Morina, në fjalën përfundimtare tha pas administrimit të provave gjatë shqyrtimit gjyqësor Prokuroria konsideron se është provuar përtej dyshimit të bazuar se i pandehuri Millorad Gjokoviq, i njohur me nofkën “Mici”, në bashkëkryerje me forcat paramilitare serbe ka marrë pjesë në kryerjen e krimeve të luftës në fshatin Ozdrim dhe fshatrat përreth të komunës së Pejës më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë shqyrtimit gjyqësor janë dëgjuar me dhjetëra dëshmitarë dhe janë administruar prova materiale, dhe sipas PSRK-së këto prova konfirmojnë identitetin e të pandehurit dhe praninë e tij në pjesëmarrjen aktive në ofensivën e organizuar kundër popullsisë shqiptare.

Sipas prokurorit Morina, veprimet e të akuzuarit nuk kanë qenë të rastësishme, por të kordinuara kundër popullsisë civile. Tutje, prokurori i propozoi Gjykatës që provat e administruara në shqyrtim gjyqësor t’i vlerësojë si një tërësi të pandashme pasi në këtë mënyrë del qartë tablloja e plotë e ngjarjeve dhe përgjegjësia penale e të pandehurit.

Prokurori Ilir Morina tha se familjet e viktimave nuk kërkojnë hakmarrje por kërkojnë drejtësi. Tutje, ai i propozoi Gjykatës që i pandehuri Millorad Gjokoviq të shpallet fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë, dhe ndaj tij të shqiptohet dënim maksimal i cili është i paraparë me ligj.

Ndërsa të dëmtuarit Ferat Morina dhe Halit Gashi deklaruan se e mbështesin fjalën përfundimtare të Prokurorisë dhe kërkuan drejtësi nga Gjykata. Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Gjokoviq, avokati Vasilje Arsiq, tha se të thënat se i mbrojturi i tij ka marrë pjesë më në fshatin Ozdrim në dëbimin dhe trajtimin çnjerëzor të popullsisë civile janë të pabazuara.

Sipas avokatit Arsiq, i mbrojturi i tij nuk ka qenë në fshatin Ozdrim gjatë konfliktit të armatosur dhe nuk është përgjegjës për veprën penale e cila i vihet në barrë. Ndërsa avokati Dejan Vasiq, i cili është po ashtu mbrojtës i të akuzuarit Gjokoviq, tha se ka kërkuar inicim të procedurës penale ndaj të dëmtuarve në këtë rast, Ferat Morinës dhe Halit Gashit, për dëshmi të rreme.

Vasiq i tha Gjykatës që mos të gjykohen për krime lufte njerëzit e pafajshëm, por të gjykohen njerëzit që i kanë kryer krimet e luftës. Ndërsa vetë i akuzuari Millorad Gjokoviq deklaroi se i mbështet deklarimet e mbrojtësve të tij dhe nuk ka çka të shtojë më tej. Në fund Gjykata e shpalli të përfunduar këtë çështje penale dhe caktoi shpalljen e aktgjykimit për datë .

Kjo çështje penale po trajtohet në Departamentin Special në Gjykatën e Prishtinës nga trupi gjykues i përbërë nga Donikë Shala- Abdyli (kryetare), dhe Vesel Ismaili dhe Kujtim Krasniqi (anëtarë). Kujtojmë se në seancën e shqyrtimit fillestar që ishte mbajtur më i pandehuri Gjokoviq ishte deklaruar lidhur me akuzat e Prokurorisë që rëndojnë mbi të.

“Nuk jam fajtor.” – kishte qenë përgjigjja e të akuzuarit në pyetjen e gjyqtarit Valon Kurtaj në seancën e shqyrtimi fillestar më . Çfarë thotë Dosja e Prokurorisë?

Sipas dosjes së Prokurorisë i pandehuri gjatë kohës së luftës në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999, në fshatin Ozdrim të Pejës dhe fshatrat përreth, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare kishte aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore.

Sipas aktakuzës, i njëjti kishte dëbuar dhe deportuar tutje dhjetëra civilë shqiptarë, si dhe kishte aplikuar masat e mbajtjes në kushte të skllavërisë. Personat të cilët kanë qenë të dëmtuar nga këto veprime të të pandehurit kanë qenë shqiptarë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në konflikt.

Tutje sipas aktakuzës, i pandehuri në mëngjesin e majit të vitit 1999, duke marrë pjesë së bashku me forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe e kishin rrethuar fillimisht fshatin Ozdrim, e pastaj kishin filluar një ofensive ushtarake-policore. Në aktakuzë thuhet se fshati ishte rrethuar dhe më pas ishte sulmuar nga tri drejtime nga forcat ushtarake-policore serbe.

Nga këto veprime kishin mbetur të vrarë gjashtë persona, të cilët ishin civilë të nacionalitetit shqiptar e tre të tjerë kishin mbetur të plagosur. Tre të fundit pas plagosjes ishin dërguar fillimisht në Spitalin e Pejës dhe më pas sipas Aktakuzës ishin ekzekutuar e ishin varrosur në fshatin Lutogllavë.

Gjithnjë sipas aktakuzës pesë persona të tjerë gjatë kësaj ofensive ishin vrarë, por trupat e tyre asnjëherë nuk janë gjetur dhe sot figurojnë në listën e personave të zhdukur.

Tutje në aktakuzë thuhet se në po të njëjtin aksion ushtarako-policor, ku bën pjesë edhe i pandehuri, rreth 40 persona u arrestuan, të cilët u dërguan në një garazh të quajtur “ Shupa e Shemit” – vend ky i cili gjendej pranë Nënstacionit Policor në Ozdrim dhe aty të njëjtit ishin mbajtur për rreth 3 ditë në kushte çnjerëzore, në kundërshtim me të gjitha rregullat e të drejtës ndërkombëtare.

Në aktakuzë thuhet se të njëjtit ishin privuar nga ushqimi dhe uji i pijshëm, duke i torturuar fizikisht të arrestuarit, e ku pas tri ditëve, vetëm 12 prej tyre ishin liruar. Kurse, për 28 prej tyre i kishin ndarë në tri grupe dhe i kishin transportuar në Pejë, në një shtëpi private ku kishte qenë e vendosur Komanda e Ushtrisë serbe.

Dosja e Prokurorisë shpjegon se të njëjtit ishin marrë në pyetje, duke u torturuar e keqtrajtuar në mënyrë mizore deri në momentin kur i kishin dërguar në Burgun e Pejës, e nga aty i kishin dërguar në Burgun e Leskovcit në Serbi, ku kishte vazhduar tortura dhe derisa në fund ishin liruar pas përfundimit të luftës me ndihmën e Kryqit të Kuq.

Raportimet e tjera lidhur me këtë rast mund t’i gjeni KËTU . Gjykimet për krimet e luftës Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu.

Burimi: Kallxo