Pas Zetës, edhe një komunë e Malit të Zi “anulon” njohjen e Kosovës

0%

Shpërndaje në: Kuvendi Komunal i Komunës së Pljevljës në Mal të Zi ka miratuar një deklaratë për mosnjohjen e vendimit të shtetit malazez për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke u bërë komuna e dytë në vend që ndërmerr një hap të tillë, pas Komunës së Zetës.

Përmes kësaj deklarate, kuvendi komunal u kërkon autoriteteve shtetërore të tërheqin vendimin e vitit 2008, me të cilin Mali i Zi njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, ky veprim nuk prodhon pasoja juridike, pasi njohja e shteteve është kompetencë ekskluzive e institucioneve qendrore dhe jo e pushtetit lokal.

Deklarata u miratua me 18 vota pro, ndërsa tre këshilltarë u larguan nga salla para votimit. Përfaqësuesit e opozitës nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) nuk morën pjesë fare në seancë, shkruan televizioni lokal i këtij qyteti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nisma u propozua nga Partia Demokratike Popullore (DNP), e cila konsiderohet një prej partive në Mal të Zi me lidhje të afërta politike me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Edhe Arbëri 6 min. më parë Zjarri në deponinë e Sferkës nuk shuhet as pas të reshurave Pljevlja bashkë me fshatra ka popullsi rreth 24 mijë banorë.

Në verilindje kufizohet me Serbinë. Mali i Zi e ka njohur Kosovën në kohën sa qeverisej nga Milo Gjukanoviq më .

Burimi: Koha