Aksident në Gajush të Lezhës/ Dy persona mbetën të plagosur, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore…

0%

Një aksident rrugor është regjistruar pranë fshatit Gajush në Lezhë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve nga spitali, gjendja e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Burimi: Bota Sot