Stuhia shkakton dëme në Suharekë dhe fshatrat përreth, Muharremaj

0%

Stuhia e fortë që ka përfshirë pasditen e së hënës komunën e Suharekës ka shkaktuar dëme materiale në qytet dhe në disa fshatra përreth. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili përmes një reagimi u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes. “Nga stuhia e fortë ka disa dëmtime në qytetin e Suharekës dhe fshatra me rrethinë.

Apelojmë për kujdes”, ka shkruar Muharremaj. Ai nuk ka dhënë detaje mbi shkallën e dëmeve apo nëse ka persona të lënduar. Ndërkohë, autoritetet lokale pritet të dalin në terren për të vlerësuar situatën dhe dëmet e shkaktuara nga moti i ligë.

Burimi: Telegrafi