Pentagoni ka identifikuar sot një ushtar amerikan i cili u vra në aksion në Irak. Rreshteri Michael Emmanuel Swinton u vra gjatë një “shpërthimi të kontrolluar” të një sistemi droni me një drejtim më 19 korrik në Irak. Swinton ishte nga Fayetteville, Karolina e Veriut, transmeton Telegrafi.
“Rreshteri Michael Emmanuel Swinton, 30 vjeç, nga Fayetteville, Karolina e Veriut, u vra në aksion gjatë një shpërthimi të kontrolluar të një Sistemi Ajror pa pilot me një drejtim të rrëzuar më , në bazën ajrore të Erbilit, Irak. Incidenti është nën hetim”, tha Departamenti i Mbrojtjes në një deklaratë.
Komanda Qendrore e SHBA-së kishte njoftuar më parë se dy ushtarë amerikanë u vranë në sulmet iraniane në Jordani dhe se veçmas, një anëtar i shërbimit amerikan u vra në Irakun verior “gjatë një shpërthimi të kontrolluar të municioneve të pashpërthyera nga një dron sulmi me një drejtim iranian i rrëzuar”.
