Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se komisionet komunale kanë dalë në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga breshëri, ndërsa vlerësimi i plotë pritet të përfundojë brenda shtatë ditëve kalendarike.
Ferati bëri të ditur se menjëherë pas reshjeve të një dite më parë, Komuna ka ndërmarrë hapat e parë për adresimin e pasojave në sektorin e bujqësisë, duke mbajtur takim me komisionin komunal për të koordinuar procesin e vlerësimit të dëmeve.
Sipas tij, ekipet kanë nisur punën në terren që nga mëngjesi i së martës, me synim evidentimin sa më të shpejtë të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore.
Breshëri shkakton dëme të mëdha në kulturat bujqësore në Istog, fermerët kërkojnë ndihmë Gjatë vizitave në terren, Ferati ishte i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, me të cilin pa nga afër pasojat që breshri ka shkaktuar në parcelat bujqësore dhe në kulturat që ishin në prag të vjeljes.
Komuna e Istogut nis pranimin e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga breshëri Kryetari i Istogut tha se i ka kërkuar ministrit që të ndërmarrë veprime urgjente për kompensimin e fermerëve të prekur. “Kam kërkuar që të veprohet me urgjencë në drejtim të kompensimit të dëmeve, në mënyrë që fermerët tanë të marrin mbështetjen e nevojshme sa më parë”, ka deklaruar Ferati.
Ai shtoi se Komuna e Istogut do të vazhdojë të qëndrojë pranë fermerëve gjatë gjithë procesit të vlerësimit dhe tejkalimit të pasojave të shkaktuara nga breshëri.
