Dy talentë të Tirana

0%

Klubi i Tiranës sapo ka prezantuar pak minuta më parë tre futbollistë që do t’i bashkohen trajnerit Dejan Klafuric për sezonin e ri 2026/27.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, “bardheblutë” e kryeqytetit kanë njoftuar se dy mesfushorët, Mateo Maçi (17 vjeç), Aimar Bami (me pozicion qendror, 18 vjeç), si dhe qendërmbrojtësi Leon Misja (18 vjeç) do të gradohen në ekipin e parë, duke i dhënë kroatit më shumë opsione në organikë.

“Ky moment përfaqëson filozofinë e klubit: të identifikojë, zhvillojë dhe promovojë talentet e veta. Akademia e KF Tiranës vazhdon të ndërtojë një urë të fortë drejt ekipit të parë, duke u dhënë lojtarëve të rinj kohën, besimin dhe mundësinë për të hedhur hapin drejt futbollit profesionist .”, shkruhet më tej në këtë postim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot