​Fetahu pranon se e mendoi dorëheqjen nga kreu i FBK-s, por ja pse

0%

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka zbuluar në emisionin SportCast se pas humbjes ndaj Shqipërisë kishte menduar seriozisht të jepte dorëheqje, duke theksuar se e ndjeu përgjegjësinë morale për rezultatin, pavarësisht se nuk kishte rol të drejtpërdrejtë në aspektin sportiv të ndeshjes.

Ai theksoi se nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për humbjen ndaj Shqipërisë, edhe pse nuk është marrë drejtpërdrejt me organizimin apo përgatitjen e ekipit. Fetahu: E mendova dorëheqjen “Instinkti im i parë, edhe ajo që unë iu kam thënë në veturë, në kthim prej Prizrenit, domethënë unë dua me mendu fuqishëm, a të vazhdoj a jam unë kryetar i federatës, a jo.

Natyrisht, kjo është instinkti i parë, se unë s’mund të mos marr përgjegjësi për ndeshjen ndaj Shqipërisë, se unë nuk kam aty përgjegjësi objektive, domethënë jo pse unë jam marrë me organizimin, jo pse unë jam marrë me motivimin e lojtarëve, por për shkak se atë përgjegjësi e ndjej, e ndjej mbi supet e mia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse unë nuk jam marrë drejtpërdrejt me ndonjë prej këtyre parametrave, atëherë ndoshta dështimi është për faktin se s’jam marrë me ato. Po sidoqoftë, e ndjej përgjegjësinë për të. Edhe kam thënë që po të ishte federata në një gjendje më të mirë financiare sot, gjasat që s’kisha qenë sot kryetar i federatës, kishin qenë 50-50.

Por marrë parasysh problemet me të cilat përballet financiarisht federata sot edhe problemet e telashet të cilat i kemi, e kam ndjerë që nuk është e ndershme me u tërheq”, zbuloi Fetahu. Kujtojmë se Kosova pësoi humbje nga Shqipëria dhe Sllovakia në kualifikimet për Eurobasket 2029, rezultate që i dhanë fund shpresave për avancim.

Pas këtyre dy humbjeve erdhën reagime të shumta në opinionin sportiv, ndërsa Fetahu ka pranuar se kishte menduar seriozisht për dorëheqje, por vendosi të vazhdojë në krye të Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke vlerësuar se largimi i tij nuk do t’i shërbente institucionit në një periudhë të vështirë financiare.

Burimi: Bota Sot