Uji nga FPU Letnicë në Viti nuk duhet të përdoret për pije

0%

KRU “Hidromorava” Gjilan ka njoftuar konsumatorët që furnizohen me ujë nga Fabrika për Përpunimin e Ujit (FPU) në Letnicë janë njoftuar që të mos e përdorin ujin e ujësjellësit për pije deri në njoftimin e radhës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka bërë të ditur se vendimi vjen pas reshjeve të fundit dhe pamundësisë teknike për trajtimin e ujit në FPU Letnicë sipas standardeve të kërkuara. Sipas njoftimit, uji nga rrjeti i ujësjellësit mund të përdoret vetëm për nevoja sanitare, ndërsa konsumatorëve u është bërë thirrje që të shmangin përdorimin e tij për konsum të drejtpërdrejtë.

“Ekipet laboratorike janë duke kryer analiza kimiko-fizike të vazhdueshme. Sapo rezultatet të konfirmojnë se cilësia e ujit është brenda normave të lejuara për konsum, do t’ju njoftojmë menjëherë”, thuhet tutje në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi