Shpërndaje në: Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti e ka kritikuar Qeverinë në detyrë për rritje të çmimit të energjisë dhe të naftës. Sipas tij Qeveria nuk ka ndërmarr asnjë masë për ulje ose heqje të ngarkesave tatimore në faturat e energjisë, gjet ë cilën ka thënë se e kanë bërë disa qeveri të vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas tij në Kosovë ndodh e kundërta.
“Jo që nuk janë ulur ngarkesat tatimore në faturat e energjisë, por energjia është shtrenjtuar disa herë. Edhe për naftën, rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare është reflektuar drejtpërdrejt te konsumatori. Meqë TVSH-ja llogaritet mbi çmimin e produktit, sa më i lartë çmimi i naftës, aq më e lartë është edhe shuma e TVSH-së që paguan qytetari.
Përmes vendosjes së çmimit maksimal ditor, Qeveria zyrtarisht e ka bartur tek konsumatori i fundit rritjen e çmimit të furnizimit të naftës”, ka shkruar Hoti në një status në Fecebook. Ai ka thënë se msveprimet e qeverisë sot, lënë pasoja afatgjata në zhvillimin e gjithmbarshëm njerëzor në Kosovë.
“Kur çmimet e të mirave elementare, siç janë energjia, rriten përtej trendit të zakonshëm dhe të pritshëm vjetor, zakonisht familjet i ulin shpenzimet në: arsim, shëndetësi, cilësinë e ushqimit, kulturë e rekreacion. Kjo mund të ketë pasoja të rënda dhe afatgjata, sidomos për fëmijët dhe familjet me të ardhura të ulëta”, ka shkruar tutje Hoti.
Edhe Arbëri 1 o. më parë Nafta me çmimin më të lartë që nga fillimi i majit Sipas tij në situata të tilla është jetike roli i shtetit për të parandaluar uljen e konsumit të familjeve për të mira elementare. “Një qeveri e përgjegjshme këtë e bën duke marrë përsipër një pjesë të rritjes së kostos së jetesës përmes uljes së ngarkesave tatimore për familje.
Ulja e barrës tatimore sot është më e lirë për shtetin sesa kostoja që do të paguajmë nesër për familjet që sot detyrohen të heqin dorë nga shumë nevoja, duke e dëmtuar kështu zhvillimin afatgjatë të anëtarëve të tyre. Qeverisja e mirë nuk matet vetëm me sa të hyra mbledh shteti, por matet me trendin e mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Hoti.
