Një person ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë kanë marrë lëndimet trupore sot rreth orës në një aksident në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë në afërsi të Komoranit. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Sipas tij, njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Sot, rreth orës , në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, eshte shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit (vetaksident), një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në raport. Tutje bëhet e ditur se Policia e Kosovës apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
