“Në çdo hap që hedh gëzon njerëz”, babai i Selin me mesazh për DJ

0%

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë qenë të ftuar së fundmi në “Prime Verë”, ku kanë folur për jetën e tyre, karrierën e planet. Gjatë emisionit DJ nga Kosova mori edhe një mesazh nga babai i Selin, i cili jeton larg trojeve shqiptare. Ai tha fjalë të mëdha për Gimbon, duke shtuar se ka sjellë gëzim në familjen e tyre. Foto: YouTube “Ashtu siç të ka bekuar familja me emrin Gëzim, ashtu je.

Në çdo hap që hedh gëzon njerëz. Ke gëzuar familjen tënde, ke gëzuar edhe familjen time”, u shpreh ai. Tutje theksoi: “Ju puth fort të dyve, shihemi atje, te vendi”. Foto: YouTube Dyshja nga ana tjetër kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë, ku edhe shpesh lëvizin në Kosovë. Gimbo po vazhdon të jetë i angazhuar me mbrëmje e koncerte përreth.

Babai i Selinës me mesazh për Gimbon – Emocione në studio

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi