Kreshnik Smajlaj zgjidhet anëtar i Kryesisë së Aleancës

0%

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës, i konstituuar pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme në parti, ka miratuar përbërjen e re të Kryesisë. Lajmin e ka bërë të ditur Kreshnik Smajlaj përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, i cili njoftoi se është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Aleancës, duke e cilësuar këtë si një nder dhe privilegj.

Smajlaj u shpreh se, së bashku me kryetarin Ardian Gjini dhe strukturat e partisë, do të angazhohen për të kontribuar në të mirën e vendit dhe të qytetarëve. Ai theksoi gjithashtu se Dega e Aleancës në Prishtinë mbetet e përkushtuar dhe e motivuar për sfidat politike që e presin në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com