Aleanca funksionalizon strukturat e reja, Gjini: Po nisim një fazë të

0%

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës ka miratuar përbërjen e re të Kryesisë së partisë, duke kompletuar strukturat kryesore pas procesit të zgjedhjeve të brendshme.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se krahas zgjedhjes së Kryesisë së re, janë funksionalizuar edhe disa organe të tjera të partisë, përfshirë Këshillin e Kryetarëve të Degëve, Këshillin e Nderit, Kolegjiumin e Ekspertëve, Kolegjiumin e Anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe Kolegjiumin e Drejtorëve.

Gjini ka vlerësuar se ky proces shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e organizimit të brendshëm dhe për përgatitjen e partisë për sfidat e ardhshme politike. “Po hyjmë në një fazë të re organizimi, me një strukturë që ndërthur përvojën dhe energjinë e re”, ka deklaruar Gjini.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka theksuar se Aleanca do të vazhdojë angazhimin e saj politik duke u mbështetur në vlerat dhe përvojën e anëtarësisë së saj, ndërsa ka uruar të zgjedhurit e rinj për detyrat e marra. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com