Një aksident mes tri automjeteve është regjistruar këtë të hënë në Gllaviqicë të Pejës. Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai bëri të ditur se në këtë aksident dy person pësuan lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit të Pejës. Megjithatë, bëhet e ditur se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Burimi:
Bota Sot
