AUV kërkon nga fermerët mbajtës të Derrave të aktivizojnë masat

0%

Duke marrë parasysh situatën e rënduar epidemiologjike në vendet e rajonit, ku janë konfirmuar shpërthime të Mortajës Afrikane të Derrave (ASF). Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u bën thirrje të gjithë fermerëve që mbajnë derra të tregojnë kujdes të shtuar dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë në fermat e tyre.

Edhe pse deri më tani kjo sëmundje nuk është konfirmuar në Republikën e Kosovës, rreziku i përhapjes mbetet i lartë. Për këtë arsye, aktivizimi i masave mbrojtëse është mënyra më e mirë për parandalim të përhapjes në fermat tona. Në mbështetje të Ligjit Nr. 2004/21 për Veterinarinë.

AUV kërkon nga fermerët mbajtës të Derrave të aktivizojnë masat e përgjithshme për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjes Mortajës Afrikane e Derrave (ASF) Masat e përgjithshme: Të kufizoni hyrjen e personave dhe automjeteve të panevojshme në fermë, të dezinfektoni rregullisht hyrjet, pajisjet, automjetet dhe këpucët para hyrjes në objektet ku mbahen derrat, të mos lejoni kontaktin e derrave të fermës me derrat e egër, të mos përdorni mbetje ushqimore për ushqimin e derrave, të blini kafshë vetëm nga ferma të regjistruara dhe me dokumentacion veterinar dhe të njoftoni menjëherë veterinerin ose Zyrën Regjionale të AUV-së nëse vëreni ngordhje të papritura, temperaturë të lartë, mungesë oreksi, dobësi apo shenja të tjera të pazakonshme tek derrat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mortaja Afrikane e Derrave nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin e tyre. Megjithatë, ajo është një sëmundje qe përhapet me shpejtësi tek derrat nëse nuk respektohen masat e biosigurisë. Nga e cila shkaktohen humbje të mëdha ekonomike.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet në monitorim të vazhdueshëm të situatës epidemiologjike dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve në Republikën e Kosovës. Bashkëpunimi dhe përgjegjësia e çdo fermeri janë thelbësore për të parandaluar hyrjen dhe përhapjen e kësaj sëmundjeje.

Mbrojtja e fermës suaj fillon me zbatimin e masave të biosigurisë”, njofton AUV.

Burimi: Bota Sot