Komuna e Ferizajt: Ministria nuk e mbështeti kërkesën për

0%

Komuna e Ferizajt ka reaguar ndaj deklatës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për projektin e rrugës në fshatin Bibaj, duke kundërshtuar pretendimet se ka rekomanduar vendosjen e një rrethrrotullimi të përkohshëm.

Sipas Komunës, projekti infrastrukturor është hartuar në përputhje me kufijtë buxhetorë të përcaktuar nga Ministria, gjë që sipas saj, ka bërë disa elemente teknike të mos përfshihen në fazën aktuale të realizimit.

Në reagim thuhet se jashtë projektit kanë mbetur shpronësimi për rregullimin e rrethrrotullimit, ndriçimi publik, gjelbërimi, zgjerimi i rrethrrotullimit në dalje të autostradës dhe vendosja e dy palë semaforëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Komuna thotë se kishte paraqitur kërkesë në Ministrinë e Infrastrukturës për ndërtimin e një rrethrrotullimi në Bibaj, si zgjidhje afatgjatë për qarkullimin në këtë segment, por se kjo kërkesë nuk është mbështetur.

“E vërteta është se Komuna nuk ka rekomanduar rreth rrotullim të përkohshëm, por rrethrrotullim që i jep zgjidhje afatgjate kësaj problematike, ndërsa Ministria nuk e ka mbështetur këtë kërkesë, duke rekomanduar kështu rregullimin e rrethrrotullimit të përkohshëm.”, thuhet në reagimin e Komunës.

Komuna shton se edhe Ministria, si financuese e projektit, ka pasur monitorues gjatë realizimit të punimeve, prandaj sipas saj, nuk është e drejtë që përgjegjësia për problemet në këtë projekt t’i atribuohet vetëm Komunës. Në reagim bëhet e ditur se Komuna ka ndërmarrë ndërkohë veprime për të lehtësuar qarkullimin në këtë zonë, duke ndërhyrë me rrethrrotullimin ekzistues.

Ne fund, Komuna i ka kërkuar Ministrisë që të rishqyrtojë kërkesën për ndarjen e buxhetit, në mënyrë që projekti të plotësohet me elementet e mbetura jashtë dhe të mundësohet qarkullimi më i sigurtë e pa pengesa.

Burimi: Kallxo