Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren dhe nuk lejojnë

0%

Deputetë e PD janë mbledhur para foltores duke bllokuar punimet normale të seancës. Kjo pasi refuzuan që të dëgjojnë raportimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani. Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se Shabani është ushtar i Ramës dhe Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për çështjen.

Kryetari Niko Peleshi ka kërkuar disa herë që të lirohet foltorja, e pasi kjo nuk ka ndodhur ai ka kaluar në 5 minuta pushim.

Burimi: Bota Sot