Shpërndaje në: Në fjalimin e tij të parë si kryeministër i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, ka thënë se do të fillojë të hartojë plane për t’u dhënë njerëzve më shumë “hapësirë frymëmarrjeje” mbi koston e jetesës, duke filluar nga e marta.
Kryeministri i ri ka thënë se më shumë të rinj do të ndihmohen të gjejnë punë duke ndryshuar sistemin arsimo, dhe do të jetë në dispozicion më shumë mbështetje, përfshirë mbështetjen për shëndetin mendor. Burnham ka marrë detyrën të hënën pasi mbreti Charles i kërkoi atij ta formonte qeverinë, menjëherë pas largimit zyrtar të parardhësit të tij, Keir Starmer.
