Vala e të nxehtit ndez Francën, dhjetëra departamente nën kërcënimin

0%

Franca vendosi sot 27 departamente në rrezik “të lartë” nga zjarret në pyje. Paralajmërimi erdhi pasi moti i nxehtë dhe thatësira nxitën flakët në rajonin jugor Var, Korsikë dhe Loire-Atlantik perëndimor.

Transmetuesi TF1, duke cituar “ Meteo-France ” tha se paralajmërimi mbulon të gjitha departamentet në rajonin Pays de la Loire si dhe zonat, përfshirë Gironde, Haute-Garonne, Aude, Herault, Gard, Bouches-du-Rhone, Vaucluse, Drome, Var dhe Haute-Corse. Gjashtë departamente jugore mbetën gjithashtu nën alarm portokalli për shkak të valës së të nxehtit.

Në Var, një zjarr i madh që filloi në Taradeau të dielën pasdite dogji afro 200 hektarë bimësi dhe preku rreth 10 shtëpi në komunën fqinje Les Arcs-sur-Argens. Në Loire-Atlantique, një zjarr bimësie në qytetin Trignac shkatërroi të paktën katër shtëpi dhe dogji 21.7 hektarë, duke nxitur evakuimin paraprak të 92 shtëpive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zjarri u vu nën kontroll pasi 250 zjarrfikës dhe 80 automjete u vendosën në kulmin e operacionit. Gjashtëdhjetë persona u strehuan përkohësisht në një qendër pritjeje në qytet.

Ndërkohë, dy zjarre të ndezura nga rrufeja një javë më parë pranë Albertacce dhe Corte në Haute-Corse kanë djegur rreth 400 hektarë dhe kanë vazhduar të përhapen nëpër zonat malore që janë të vështira për t’u aksesuar nga ekuipazhet e emergjencës, shkruan Abcnews.al.

“Meteo-France ” tha se disa departamente do të përballen me rrezik “ shumë të lartë ” nga zjarri të martën në juglindje të Francës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com