Një 13-vjeçar humb jetën nga shembja e një shatërvani në Spanjë gjatë

0%

Një 13-vjeçar ka vdekur dhe dy persona u plagosën kur një shatërvan u shemb pjesërisht në Spanjën perëndimore në orët e para të mëngjesit të së hënës (), duke prishur festimet masive të titullit të dytë të Botërorit të futbollit, kanë njoftuar shërbimet e emergjencës, raporton Reuters .

Aksidenti ka ndodhur pak pas mesnatës në Ciudad Rodrigo, qytet mesjetar i rrethuar me mure me rreth 12 mijë banorë në provincën e Salamankës, afër kufirit me Portugalinë. Qindra banorë ishin mbledhur afër shatërvanin “Arbol Gordo” në qendër të qytetit kur pjesa e sipërme e monumentit u shkëput dhe goditi disa njerëz, kanë njoftuar shërbimet rajonale të emergjencës.

Në deklaratë, administrata e Ciudad Rodrigos ka shprehur ngushëllime për viktimën. “I gjithë qyteti e ndjen këtë humbje dhe është me miqtë dhe familjen e të miturit në mërzinë e tyre… Ajo që duhet të kishte qenë një festë e fitores së ekipit kombëtar spanjoll në Kupën e Botës u kthye në tragjedi”, thuhet në deklaratë. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo