Haxhiu ngushëllon familjet e viktimave në aksidentin tragjik pranë

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka ngushëlluar familjarët e viktimave pas vdekjes së tyre tragjike: Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani. Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se “udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet dhe të gjithë ata që i njohën”.

Pas vdekjes tragjike të tre qytetarëve, Vushtrria shtyn koncertet e “Ditëve të Diasporës 2026” “Më pikëlloi thellë lajmi për humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve tanë nga Vushtrria, Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, në aksidentin pranë Bllacës.

Udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet dhe të gjithë ata që i njohën. Në këto çaste të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të tyre. Jemi pranë jush dhe ndajmë dhimbjen tuaj. U prehshin në paqe”, ka shkruar Haxhiu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi