Real Madridi ka identifikuar një tjetër objektiv të madh për afatin kalimtar të verës, me mesfushorin e Lille, Ayyoub Bouaddi, që është ngjitur në krye të listës së dëshirave të klubit madrilen. Pasi ka përfunduar një revolucion të rëndësishëm në repartin defensiv, drejtuesit e klubit tani kanë kthyer vëmendjen te mesfusha. Shpërthimi i talentit maroken në Kupën e Botës 2026 ka përshpejtuar interesimin e “Los Blancos”, ndërsa paraqitja e tij mbresëlënëse ndaj Brazilit ka bindur shumë se ai është gati për hapin e madh në karrierë. Real Madridi synon të vazhdojë rinovimin e skuadrës, e cila tashmë është përforcuar ndjeshëm. Pas afrimeve të Marc Cucurellas, Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konates, prioriteti i radhës është gjetja e një mesfushori me vizion dhe aftësi organizative. Në këtë profil përshtatet perfekt Bouaddi, i cili pavarësisht se është vetëm 18 vjeç, konsiderohet një nga talentet më premtues në futbollin evropian. Ai kombinon forcën fizike, qetësinë me topin dhe një pjekuri të rrallë për moshën që ka. Për më tepër, ai shquhet për aftësinë e tij për të lexuar lojën, cilësi që zakonisht lidhet me futbollistë shumë më me përvojë. Sipas raportimeve, Florentino Perez dhe Jose Mourinho e vlerësojnë veçanërisht aftësinë e tij për të organizuar lojën dhe për të sjellë ekuilibër në skuadër. Real Madridi është në kërkim të një mesfushori që mund të plotësojë Bernardo Silvën dhe të forcojë një ekip që tashmë ka shumë cilësi në fazën sulmuese. Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë. Në Francë vlerësohet se operacioni mund të kushtojë mes 50 dhe 60 milionë eurove, ndërsa Lille mund të kërkojë edhe më shumë nëse paraqitjet e Bouaddit në Kupën e Botës vazhdojnë të rrisin vlerën e tij në treg. Jose Mourinho kërkon edhe një mesfushor, Reali i etur për talentin holandez Klubi francez është i vetëdijshëm se posedon një nga asetet më të çmuara të së ardhmes. Kontrata e Bouaddit është e vlefshme deri në vitin 2029, çka i jep Lille një pozitë të fortë negociuese dhe nuk e detyron të pranojë ofertën e parë të madhe që vjen në adresë të tyre. Përveç Real Madridit, situatën e talentit maroken po e monitorojnë edhe Arsenali, PSG-ja, Bayern Munichu dhe Liverpooli./ Telegrafi
Pas Cucurellas, Real Madridi avancon për blerjen e zbulimit të madh të Botërorit

Burimi:
Telegrafi