Shpërndaje në: Bersant Celina do të largohet nga AIK-u suedez, skuadër të cilës iu bashkua në vitin 2023, dhe do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.
Mesfushori me tipare sulmuese, i cili u zhvillua si futbollist te Godseti në Norvegji e Manchester City në Angli, ka luajtur edhe për skuadra si Twente, Ipswich, Swansea, Dijon, Kasimpasha e Stoke City. 29-vjeçari ka luajtur për Kosovën në 36 ndeshje, ndërsa e ka një gol të shënuar.
Mediumet suedeze kanë raportuar se Celina do të nënshkruajë kontratë trevjeçare, ndërsa largohet si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës. Celina i realizoi shtatë gola dhe pati dy asistime në 17 paraqitje me AIK-un në këtë edicion.
