Bellinghami bëhet golashënuesi më i mirë i Anglisë në Botëror

0%

Shpërndaje në: Jude Belingham është bërë golashënuesi më i mirë i Anglisë në një Kampionat Botëror, pasi realizoi kundër Francës. Anglia e mposhti Francën në ndeshjen për vendin e tretë me rezultat 6:4, kurse njërin nga golat e shënoi mesfushori i Real Madridit, Bellingham.

Goli në fund të ndeshjes e bëri Bellinghamin anglezin e parë që shënon shtatë gola në një Kupë Bote, duke tejkaluar Harry Kanen dhe Gary Linekerin që më parë kishin shënuar nga gjashtë gola. Ish-lojtari i Anglisë, Danny Murphy, e lavdëroi Bellinghamin duke e cilësuar lojtarin më të mirë të Anglisë. “Ai ka kaq shumë besim në aftësitë personale. Durim, aftësi, gjuajtje.

Çfarë goli nga lojtari më i mirë i Anglisë”, tha Murphy për “BBC”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha