Onkologu Ilir Kurtishi tregon pse shumica e pacientëve me kancer pankreasi nuk mund të operohen

0%

Onkologu, Ilir Kurtishi ka shpjeguar arsyet pse vetëm një pjesë e vogël e pacientëve me kancer të pankreasit mund t’i nënshtrohen trajtimit kirurgjikal, duke theksuar se shumica e rasteve diagnostikohen në faza të avancuara të sëmundjes.

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga , Kurtishi tha se trajtimi i kancerit të pankreasit është multidisiplinar dhe përfshin kirurgjinë, kimioterapinë dhe radioterapinë, por operacioni është i mundur vetëm në raste të caktuara. “Nëse sëmundja është e lokalizuar në pjesë të pankreasit ku mund të bëhet qasja operative, atëherë mund të kryhet ndërhyrja kirurgjikale.

Megjithatë, numri i pacientëve që mund të operohen është shumë i vogël”, tha ai. Sipas Kurtishit, nga numri total i pacientëve me kancer pankreasi, vetëm rreth 5 deri në 10 për qind arrijnë të jenë kandidatë për operacion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Numri më i madh i pacientëve trajtohen me protokollet standarde të trajtimit, kryesisht me kombinime të disa barnave që aplikohen për muaj të tërë dhe më pas rivlerësohen rezultatet”, shpjegoi ai. Pse kanceri i pankreasit zbulohet kur është tepër vonë?

Flet onkologu, Ilir Kurtishi Onkologu tregoi se në disa raste kimioterapia mund të ndihmojë në zvogëlimin e tumorit, duke krijuar mundësi që pacienti të rivlerësohet më vonë për ndërhyrje kirurgjikale. “Nëse sëmundja rrudhet dhe përgjigjja ndaj trajtimit është e mirë, atëherë pas konsultimeve me kirurgët mund të shqyrtohet mundësia e operimit”, tha Kurtishi.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

Burimi: Telegrafi